AktualitetPolitikëTë fundit

Takimi me deputetët e opozitës, Bardhi zbardh tre vendimet që morën

Gazment Bardhi është ndalur për gazetarët, pas përfundimit të takimit të thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës.

Ai tregoi një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

“Ishte një takim i nevojshëm, i vonuar i deputetëve të opozitës. Sot në takimin me 43 deputetë të PD-së, të Aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar. Synimi ynë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është vendosur si prioritet i punës, të gjithë deputetët e opozitës, të atyre që e ndjejnë veten deputetë, duke vijuan punimet në Komisionet hetimore. Është e papranishme që opozita që ka denoncuar masakrën zgjedhore e 14 majit, që mos të çojë para një pjesë të interesit të opozitës.”, tha ai.

“Vendimi i parë që morëm është padyshim rikonceprimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit zgjedhor. Do paraqesim në nisje të sesionit ngritjen e tre komisioneve hetimore, për koncesionet PPP dhe problematika në shëndetësi, çështja e dytë ka të bëjë me të dhëna personale të qytetarëve, çështja e patronazhistëve dhe dyshimet për ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe së treti jemi njohur me të dhëna sesi zyrtarë publike në konflikt interesi marrin vendime për të pasuruar familjarë dhe miq, dhe komisioni do jetë i fokusuar në shpërdorimin e detyrave”, u shpreh më tej.

 

Fraksion.com