Mbledhja e thirrur nga Bardhi, Salianji: Hap drejt bashkimit. Çimentimi i këtij grupi, qartëson se kush është Grupi Parlamentar i PD
Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar takimin e zhvilluar sot, ku morën pjesë 43 deputetë të PD, mes tyre Gazment Bardhi e Sali Berisha, si një hap të parë drejt bashkimit të formacioneve opozitare.
Në një reagim, Salianji shprehet se Takimi është një mesazh shpresëdhënës për elektoratin opozitar, ndërsa shton se “çimentimi i këtij grupi parlamentar dhe nga pikëpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partisë Demokratike”.
Ai thotë se tashmë fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çështjeve konkrete, fokusimi tek çështjet e zgjedhësve dhe tek mbikëqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë.
“Nga sot e më pas duhet të funksionojmë si një grup parlamentar, me takime të përjavshme dhe koordinim të përhershëm”, deklaron ai.
Reagimi:
Fraksion.com