A ishte i moralshëm bashkëpunimi me Bardhin? Berisha: Na bashkoi përgjegjësia! Morëm vendime të rëndësishme, t’i kallim datën Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës. Berisha tha se ata kanë marrë vendime të rëndësishme
I pyetur a ishte i moralshëm bashkëpunimi me Gazment Bardhin pas akuzave që ka hedhur ndaj tij, Berisha u përgjigj: “Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar.”.
Çfarë ju pengon që të jeni në një grup parlamentar?
Berisha: E kuptoj që doni të rrëmoni por të jeni të sigurt se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë kureshtjet tuaja. Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim.
Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme.
Ju keni hedhur akuza të rëndësishme ndaj Bardhit?U bashkoi Basha apo Rama?
Berisha: Na Bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës.
Fraksion.com