AktualitetPolitikëTë fundit

Zëvendësoi Manastirliun, kush është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Albana Kociu, është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale! Emri i saj u propozua sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Koçiu zëvendëson në këtë post, Ogerta Manastirliun, e cila drejtont këtë ministri që prej 2017.

Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Njëherazi, Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj.

Si Drejtor i Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Fraksion.com