“Situatë e paprecedentë!”, Bardhi – Nikollës kur prezantoi Bashën si KG: Mos provokoni! Ta harroni që kreun e grupit të PD-së e zgjedh PS
Situatë kaotike në sallën e parlamentit sot, pasi kryetarja Lindita Nikolla prezantoi Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar.
Menjëherë ka reaguar Gazment Bardhi, i cili paralajmëroi maxhorancën për të mos provokuar. Bardhi tha se PS duhet të harrojë të zgjedhë kreun e grupit të PD.
Nga ana tjetër Nikolla tha se lexoi njoftimin e ardhur sot, duke akuzuar Bardhin se po krijon situatë të paprecedentë.
Gazment Bardhi: Dëgjo, ju mund të talleni me qytetarët. Mund të jeni tallur dhe me opozitën në këtë sallë për shkak të konfliktit që kemi pasur në 2 vite. Por ta harroni që kreun e grupit të PD-së e zgjedh PS. Atë ditë ju, z. Rama t’i bëni llogaritë mirë.
Lindita Nikolla: Unë lexova njoftimin. Grupet parlamentare dalin nga organizimet e partive. Lexova një njoftim që më ka ardhur sot. Fakti që situata në PD është kaq konfuze…Jo qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kryetar i grupit parlamentar dhe sillni këtu 2-3 përfaqësues si kryetar të grupit parlamentar. Jeni konfuzë dhe po krijoni një situatë të paprecedentë. Kjo situatë është e paprecedentë.
Nuk jam këtu për të sqaruar, secili prej jush është i sqaruar. Jeni shumë konfuz z. Bardhi dhe po e tërhiqni kuvendin në një situatë të paprecedentë.
Fraksion.com