“Shiti të vetët”, Rama mesazh socialistëve: Nuk përdorim flamurin si letër higjenike për të fshirë bajgat e korrupsionit
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të mbajtur në Asamblenë Kombëtare e Partisë Socialiste, është ndalur edhe tek akuzat se “Rama i shet të vetët”.
“Më dëgjoni mirë, ju dhe socialistët që falë Zotit janë shumë pak ata që qarkullojnë atë fjalën e “Rama të lëshon, Rama s’të mbron”.
Unë kam një përgjegjësi të madhe morale, më të madhe nga të gjithë ju. Unë as nuk kërkojë ndjes dhe as tërhiqem mbrapa për mbështetjen që i jap dikujt për të punuar së bashku, dhe më pas i merr mendjen pushteti dhe paraja dhe tradhëton jo vetëm besimit tim dhe tuajin, por flamurin.
Pasi njeri e ka përdorur flamurin e Partisë Socialiste për përfitimet e veta, ne ta përdorim si letër higjenike për t’i fshirë bajgat e korrupsionit. Jo, jo, jo. Përgjegjësia ime morale është të mos lëmë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë, pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar cdo lloj këlyshi që e ka mbajtur drejtësinë e këtij vendi si qen të lidhur me zinxhirët e politikës për plotë 100 vjet me radhë.
Kështu që unë nuk kam asnjë ndjenjë tjetër, përvëeç neverisë për këdo që thotë jo po se mbrojti, jo po e lëshoi. Unë qëndroj këtu, jo se nuk më vjen të ndalem në këtë rrugë pakthim, por siç do njeri që ecën me këmbët e veta dhe djersë, më vjen mirë kur organet tona të drejtësisë e fshijnë nga rruga cilindo që ka punuar me mua ditën në dukje për popullin, dhe natën duke vjedhur pas shpinën time djersën e popullit hipur kalapiç mbi shpinën e PS.
Unë jua kam thënë që e vlerësoj gjithë ndihmën e dhënë. Ky është një borxh që nuk e harroj asnjëherë dhe përpiqem me forcat e mija t’ua shpërblej duke dhënë gjithcka për t’ua mbajtur kokën lartë brenda vendit ku u kam udhëhequr në 9 beteja, 8 fitore, dhe qoftë jashtë vendit që udhëheq me flamurin kuq e zi, por edhe flamurin e purpurt të PS.
Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na vlerësojnë dhe mbështesin është që të mos u vë kurrë në pozita të vështira. Unë kam punuar me ju, debatuar me ju. Jo gjithmonë ka dalë e imja. Ka dalë edhe juaja. Dhe mua më bëhet qejfi për këtë. Autokratin e bisedave mediatike nuk e keni njohur”– tha Rama.
Fraksion.com