Ndryshime në qeveri, Ervin Mete ministër i Financave, Igli Hasani ministër i Jashtëm
Kryeministri Edi Rama, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste ka njoftuar dhe disa ndryshime në qeveri.
Kështu, Ministër i ri për Europën dhe Punët e Jashtme emërohet Ilgi Hasani, duke zëvendësuar Olta Xhaçkën në këtë pozicion. Ndërkohë, Ogerta Manastriliu largohet nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ndërkohë, tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale emërohet Albana Koçiu.
Në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimja, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit. Pozicioni ky që i ishte besuar më herët Edona Bilalit.
Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i besohet Anila Denaj, ndërsa nga pozicioni largohet Frida Krifca.
Rama, po ashtu ka njoftuar dhe krijimin e Ministrit për Pushtetin Vendore duke emëruar Arbian Maznikun.
Ndryshimet në kabinetin e qeverisë
-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
-Ministër i Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu
-Ministër për Ekonominë dhe Financat, Ervin Mete
-Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
-Ministër i Shëndetësis dhe Mirëqënies Sociale, Albana Koçiu,
-Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, Delina Ibrahimaj
-Ministër Shteti për Pushtetin vendor, Arbian Mazniku
Fraksion.com