AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Sezon fantastik për Portin e Durrësit, u ankoruan 257 jahte të mëdha dhe 21 kroçera

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të Shtatorit”, kështu e ka nisur postimin e fundit në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama.

Krahas pamjeve të jahteve, kryeministri Rama thekson se ky sezon veror ka qenë fantastik për Portin e Durrësit teksa shton se janë pritur nga autoritetet shqiptare 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

Rama thotë se flukset turistike do të rriten më shumë për shkak të investimeve dhe transformimeve të mëdha që premton se do të ndodhin në infrastrukturën portuale.

“Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan kryeministri Rama.

Fraksion.com