Luizi Ejlli “lëviz” edhe çmimet e pronave në Tiranë
Fituesi i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Mjafton një veprim i këngëtarit për të bërë xhiron e rrjetit.
Gjithashtu thuhet se shuma që ai merr për një koncert i kalon mbi 30 mijë euro, duke sfiduar kështu edhe këngëtarët më me zë të momentit.
Por duket se Luizi po lëviz edhe çmimet e pronave në Tiranë.
Në një story të publikuar nga vetë fituesi i BBVIP, çmimi i apartamentit pranë banesës së Luizit është 450 mijë euro.
Nuk dihet nëse kjo foto është e vërtetë apo ndonjë meme e bërë në rrjetet sociale.
Fraksion.com