Life StyleTë fundit

Dojna Mema rikthehet në ekran. Ja ku do ta shohim moderatoren në vazhdim

Këtë sezon të ri televiziv Dojna Mema rikthehet në ekran. Pas një pause të gjatë të themi së shpejti do ta shohim moderatoren krah Florjan Binajt nën drejtimin e “Piranjave”.

Këtë e ka bërë me dije vetë Dojna duke ndarë promon e emisionit në Instagramin e saj. Krahas postimit moderatorja shkruan: “Rikthehem këtë sezon në një shtëpi të re dhe me përgjegjësinë e një formati që bëhet zëri i atyre që zëri nuk u dëgjohet.”

Sezonin e shkuar krah Florjanit qëndronte moderatorja dhe modelja Cindy Marina.

Sakaq Dojna e cila do ta zëvendësojë kujtojmë që tashmë është nënë e një djali të vogël të quajtur Nolan Sol.

 

Fraksion.com