AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Tekste falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Nga dita e sotme nis shpërndarja e teksteve shkollore, e cila këtë vit vjen edhe me një risi.

Krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta e të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja t’i dorëzojnë në fund të vitit.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale u shpreh se me nisjen e shpërndarjes së teksteve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim.

Po ashtu, kryeministri theksoi se kjo vlen dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

 

Fraksion.com