Presidenti i FIFA-s, Infantino thyen heshtjen për puthjen e Rubiales me Hermoson
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur për herë të parë për skandalin e puthjes së Luis Rubiales me futbollisten spanjolle Hermoso.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur për herë të parë për skandalin e puthjes së Luis Rubiales me futbollisten spanjolle Hermoso.
Ai ka thënë se një gjë e tillë thjeshtë nuk është dashur që të ndodhë.
“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, ka shkruar Infantino në “Instagram”, duke iu referuar incidentit pas finales së Kupës së Botës në Sydney rreth një javë e gjysmë më parë.
Rubiales e puthi në buzë lojtaren Jennifer Hermoso në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pasi Spanja fitoi Kupën e Botës. Ai pretendoi se puthja ishte e ndërsjellë, gjë të cilën Hermoso nuk e pranoi, përcjellë KosovaPress.
“Ne duhet të mbajmë vlerat e vërteta dhe të respektojmë lojtarët si individë dhe për paraqitjet e tyre fantastike”, ka thënë më tutje Infantino.
Ndryshe, Rubiales është pezulluar përkohësisht nga FIFA nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit në Spanjë, derisa ky incident po shqyrtohet nga organet e saj.
Fraksion.com