Plagosja në Shkodër, e reja godet me thikë 68-vjeçarin
Një person është plagosur me thikë mbrëmë në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Z. P., 68 vjeç ka mbërritur me plagë në spitalin e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila u shoqëroua në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Vau i Dejës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.