Plagosi me thikë 68-vjeçarin ‘se tentoi ta përdhunojë’, arrestohet 21-vjeçarja
Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e djeshme në Vaun e Dejës ku një e 21-vjeçare ka plagosur më thikë një 68-vjeçar.
Sipas burimeve për Top Channel, dyshohet se 68 vjeçari Zef Paloka ka tentuar të përdhunojë të renë. Për vetëmbrojtje 21-vjeçarja me iniciale N.N., e ka goditur disa herë me thikë në bark.
Si pasojë, Paloka ndodhet në spitalin e Shkodrës që prejmbrëmjes së djeshme dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Vendoreve të Shkodrës dhe Komisariatit të Vaut të Dejës, bëjnë arrestimin në flagrancë të 21-vjeçares, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë ajo e ka goditur me thikë Zef Palokën për motive të dobëta, ndërsa iu sekuestrua thika me të cilën kreu plagosjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallës Parë të Juridiksionit të Shkodrës së Përgjithshme, për të mëtejshme.
Fraksion.com