Mundësia e një partie të re? Berisha: Unë e krijova PD-në, por Rama e pengu i tij po e përdorin në mënyrën më të shëmtuar
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot dhe për mundësinë e krijimit të një partie të re, teksa vijon përplasja me PD-në zyrtare.
Berisha deklaroi se ai ka krijuar PD-në, por se Edi Rama me pengun e tij po e përdor shëmtuar. Ai theksoi se “ne do mbrojmë të drejtat tona”.
“Unë kam krijuar PD-në, Edi Rama me pengun e tij po e përdor në mënyrën më të shëmtuar dhe e drejta do të dalë sepse Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Se si do të trajtohet procesi, do të vendoset, por do të trajtohet në mënyrë të gjithanshme. Ne do mbrojmë të drejtat tona”, deklaroi Berisha.
Fraksion.com