Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në ‘Diamond League’
Luiza Gega nuk njeh limite dhe vendos një rekord të ri kombëtar, në garën e 3 mijë metrave me pengesa që u zhvillua në Zyrih të Zvicrës. Në “Diamond League”, Gega tejkaloi dëmtimin që pësoi tre javë më parë, duke shënuar kohën 9 minuta, 9 sekonda e 64 të qindtat, thuajse një sekondë më shpejt nga rekordi i mëparshëm që e mbante po vetë (9:10.27).
Me këtë kohë në “Diamond League”, Luiza Gega u pozicionua në vendin e katërt në botë për këtë kategori. Kujtojmë se Gega thyen rekordin kombëtar të vendosur nga ajo një vit më parë në SHBA.
Atletja shqiptare vetëm pak ditë më parë në Kampionatin Botëror të Hungarisë, po në garën e 3 mijë metrave me pengesa u pozicionua në vendin e tetë në botë, duke u ndikuar nga dëmtimi.
Vlen për t’u përmendur se podiumi në “Diamond Leaguen” e Zvicrës ishte i njëjtë me atë të Botërorit të Hungarisë, të pak ditëve më parë. Në vendin e parë në Zvicër u rendit keniania Mutile Winfreid, që përfaqëson Bahreinin, ndërsa pas saj dy kenianet Beatris Cepkoec dhe Faith Cerotic.
Fraksion.com