Basha mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, reagon Berisha: Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin janë pengje të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me Kuvendin Kombëtar që pritet të mbledhë nesër kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp, ai tha se Basha e mbledh Kuvendin si peng i Ramës.
Si do e quani Kuvendin që mbledh Basha nesër?
Se çfarë përfaqëson Basha është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar, përfaqëson një peng të Ramës me qëllime të caktuara, por pozitivja është që nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që ai është pengu i Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik. Pengu përfaqëson mjeranin.
Fraksion.com