AktualitetTë fundit

Vrau me shtizë peshkimi Klajdi Bitrin, lihet në burg pa afat algjeriani, refuzon të flasë para gjykatës

Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i cili vrau të riun shqiptar Klajdi Bitri para disa ditësh në Itali do të mbetet në burg pa afat.

Algjeriani ka refuzuar të flasë për autoritetet duke mos dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë, ku ai i mori jetën me një shtizë peshkimi të riu shqiptar Klajdi Bitri pas një konflikti të çastit.

Pas vrasjes algjeriani është larguar me makinë me të dashurën e tij, por u kap vetëm disa orë më pas nga autoritetet italiane.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij. Sherri ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasjes kishte bllokuar trafikun dhe nuk po i jepte përparësi automjeteve të tjera.

 

Fraksion.com