Varhelyi pro zgjerimit, Rama: Autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet vend interesant për të qëndruar
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pasi Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ra dakord me propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030.
“Komisioneri ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira! Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë, pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit, duke ndjekur një bisedë me zë të lartë mes “djemve të ulur”. Le të dëgjojmë se çfarë ndodh më pas”, u shpreh Rama.
Më herët, komisioneri Varhelyi u shpreh përmes rrjeteve sociale se përshëndet çdo vendim që merr Këshilli.
“E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar zgjerimin. Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit të vitit 2030”, shkruan ai.
Fraksion.com