Efektivët e anijes “Butrinti”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane ‘Frankfurt A1412’
Efektivët e anijes ushtarake shqiptare “Butrinti”, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me anijen flamurtare gjermane ‘Frankfurt A1412’, në ujërat ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “bashkëpunimi me aleatët si dhe pjesëmarrja e Forcës tonë Detare në këtë mision vlerësohet si një kontribut i vyer për sigurinë e Aleancës”.
“Në më pak se dy muaj pjesë e këtij operacioni, anija “Butrinti” u ka ardhur në ndihmë 180 emigrantëve, viktima të trafikut të paligjshme drejt BE-së”, theksoi Peleshi.