Life StyleTë fundit

Pas zhurmës së ditëve të fundit për flamurin serb, Rita Ora nxjerr një video

Shkurt, qartë dhe pastër: Rita Ora është krenare për origjinën e saj dhe çdo gjë tjetër është nxjerrja nga konteksti. Mes zhurmës së madhe të shkaktuar në rrjet pasi ajo performoi në Hungari me flamurin serb, sot Rita ka ndarë videon ku Mbreti Charles foli për ikonat nga Shqipëria dhe përmendi Nënë Terezën dhe Rita Orën.

 

Rita e ka ndarë videon në Instastory në një përgjigje të pastër për kritikat. Po ashtu, së fundmi u publikua edhe videoja që tregon se Rita nuk e ka flamurin serb që i dhanë në koncert.

 

Rita e ka ndarë videon në Instastory në një përgjigje të pastër për kritikat. Po ashtu, së fundmi u publikua edhe videoja që tregon se Rita nuk e ka flamurin serb që i dhanë në koncert.

Pasi videoja ngjalli reagime të shumta, Rita reagoi duke thënë se nuk e ka dalluar flamurin se ishte i Serbisë. Në një prononcim për “Klan Kosova” artistja tha se është shqiptare krenare dhe nuk ka pasur si qëllim të mos respektojë trashëgimin e saj e aq më pak të mërzisë popullin dhe familjen e saj.

 

Fraksion.com