Ka aludime se Greta Koçi mund të jetë shtatzënë për herë të parë
Greta Koçi ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes.
Këngëtarja mori pjesë në një dasmë duke surprizuar çiftin e veshur me një kostum dhe atlete. Veshja e saj u komentua gjatë dhe të shumtë ishin ata që e konsideruan mungesë respekti dhe serioziteti ndaj dasmës.
Mirëpo, të tjerë kanë një teori tjetër. Në mediat sociale disa komentues janë të mendimit se Greta është në pritje të ëmbël. Sipas tyre kjo është arsyeja pse ajo ka veshur rroba të rehatshme, këmishën e gjerë dhe atlete.
Në fakt, këtë vit Greta është shfaqur disa herë me atlete në evente të ndryshme.
Po ashtu, po qarkullon edhe një foto ku vihet re barku i saj paksa i rrumbullakosur. Vetë Greta ka qëndruar në heshtje duke mos iu përgjigjur asnjë aludimi.
Kujtojmë se ajo është e martuar prej 4 vitesh dhe jeton mes Amsterdamit dhe Tiranës. Para pak muajve, e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Greta foli për herë të parë për partnerin e saj.
“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam. Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin. Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh artistja asokohe.