AktualitetBota+Të fundit

Gjendet një krimb i gjallë në trurin e një gruaje. Mjekët vënë alarmin!

Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb 8 cm është gjetur i gjallë në trurin e një gruaje australiane. Paraziti i kuq mund të kishte ekzistuar deri në dy muaj.

Krimbi u tërhoq nga indi i dëmtuar i lobit frontal të pacientit gjatë operacionit në Canberra vitin e kaluar. Studiuesit po paralajmërojnë se rasti nxjerr në pah rrezikun e shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

“Të gjithë në sallën e operacionit u tronditën kur kirurgu mori pincat për të kapur një anomali dhe anomalia doli të ishte një krimb i gjallë, i gjallë 8 cm i kuq,” tha Sanjaya Senanayake, një mjeke infektive.

Krimbi i rrumbullakët Ophidascaris robertsi është i zakonshëm te pitonët, gjarpërinjtë jo helmues që gjenden në pjesën më të madhe të Australisë. Shkencëtarët thonë se gruaja ka të ngjarë ta ketë amrrë krimbin nga një lloj bari vendas, pranë një liqeni afër vendit ku ajo jetonte.

Mehrab Hossain, një ekspert australian në parazitologji, tha se dyshon se gruaja e ka marrë krimin pasi përdori bimët e foragjeruara (të kontaminuara nga feçet e pitonit dhe vezët e parazitëve) për gatim.

Aty filloi ajo që mjekët e quajtën një “plejadë e pazakontë simptomash” të dhimbjes së stomakut, një kollë, djersitje gjatë natës dhe diarre që u përshkallëzua në humbje të kujtesës dhe depresion.

Dr Senanayake – i cili është gjithashtu një profesor i asociuar i mjekësisë në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) – i tha BBC-së se rasti është një paralajmërim.

Ekipi i ANU raporton se 30 lloje të reja infeksionesh janë shfaqur në 30 vitet e fundit. Tre të katërtat janë sëmundje zoonotike – infektive që kanë kaluar nga kafshët te njerëzit.

 

Fraksion.com