Dalin në gjyq 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”
Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimin për masat e arrestit për 6 të arrestuarit e operacionit metamorfoza. Prej orws 10 kane dale para apelit te GJKKO biznesmeni Pëllumn Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali , Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.
Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK , finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash.
Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Klenthi Musabelli një ish punonjës I policisë së burgjeve.
Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua.
Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit ndaj të ciliut rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa.
Fraksion.com