Zjarri në afërsi të Kishës së Laçit, arrestohet zjarrvënësi! Balla në terren, ndjek nga afër situatën
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë faqen e malit në drejtim për te Kisha e Laçit.
Zjarri ka pak minuta që është ndezur dhe është përhapur me shpejtësi të madhe nga era e fortë si dhe pishat në anën e malit.
Zjarri është në zonën e kodrës ku ndodhet dhe rruga që të drejton për tek kisha. Janë vën në lëvizje forca zjarrfikse, por kërkohet ndihma nga ajri për shkak të terrenit të thyer.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla së bashku me kryetaren e pushtetit vendor në Laç kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën.
“Po vjen helikopteri tani”- dëgjohet të ketë thënë Balla.
Ndërkaq, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në Laç si dhe është bërë arrestimi i tij.
Farksion.com