Zjarr në pikën e grumbullimit të mjeteve në Vlorë, përfshihen nga flakët disa makina
Disa automjete janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një pikë grumbullimi në qytetin e Vlorës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre.
Sakaq, nuk janë regjistruar dëme të konsiderueshme nga flakët, të cilat kanë arritur të dëmtojnë vetëm disa prej automjeteve të vjetra.
Fraksion.com