AktualitetPolitikëTë fundit

Rama për LA7: Italia është avokati më i madh i Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot në një lidhje direkte për televizionin Italian, La7.it në emisionin “In ONDA” se Italia është aleati më i madh i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë shfaqur këtë Shqipëri që është sot, dhe e kanë bërë me dashuri dhe besoj se ia kemi dalë”, theksoi Rama.

“Kemi vuajtur për shumë vite atë stigmën që kemi patur mbi lëkurë, që vinim me gomone në Itali, apo alienët që falë Italisë gjetën strehë, por që gjithsesi…ishte e vështirë. Tani gjërat kanë ndryshuar sepse vendi ka ndryshuar. Është fantastike sepse nuk kemi paguar asgjë të bëjmë promocion, duke bërë promovim artificial të themi, duke paguar gazeta, ose reklama në televizone përqarkë Europës apo diku tjetër”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “shpresoj që ky sukses i rëndësishëm të na ndihmojë të shkojmë përpara, por pa na bërë  mëndjemëdhenj, sepse duhet të them që disa gazeta italiane e kanë ekzagjeruar disi, duke theksuar se tani po i bëjmë konkurrencë Italisë, apo që tani jemi ëndrra e italianve sepse është pak si shumë e ekzagjeruar”.

Duke folur për pushimet që Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi në Shqipëri, Rama tha se ”mbi të gjitha nëse ndjek përshkrimin tuaj, është forca magnetike e të kundratave. Por, nuk është kështu. Po, unë jam i gjatë, ajo nuk është kaq e gjatë sa unë. Por duhet të them se kur ajo fletë, kur merr pozicion, kur shfaqet në skenën ndërkombëtare, ku unë si dëshmitarë kam patur mundësi ta njohë, shohë dhe vlerësoi, mund të them se është edhe më e gjatë se unë”.

”Nga ana tjetër, koncepti i të djathtës dhe të majtës janë koncepte të rëndëisshme për të kuptuar se nga vijmë, për të kuptuar historinë. Për të kuptua disa ide, disa vlera, por nuk janë disa kategori që deuhet të na “burgosin” në një llogjikë konfilikti të pafundëm. Dhe mbi të gjitha nuk duhet të jenë kategori që duhet të na “burgosin” kur duhet të marrim vendime dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Unë nuk i përkas asaj të majtës atje, unë i përkas një të majte ndryshe, që është e rrugës së tretë, Tony Blair, Clinton, apo Romano Prodit, që ishte në qendrën e majtë, por që nuk u step kurrë të merrte vendime që mund të interpretohenin is vendime të djathta”, theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh.

“Edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare ka diçka shumë të rëndësishme, edhe në marrëdhëniet politike ka diçka më të rëndësishme, që lidhet me faktorin njerëzor, alkimia mes personave. Dua të kujtoi se në këto 30 vite që pas rënies së bunkerit të diktaturit të lindjes, ka patur disa qeveri të majta e të djatha në të dyja kampet. Por, marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë”, theksoi kryeministri.

‘Duke komentuar mbi afrimitetin e dy popujve Rama theksoi se ”ka patur gjithnjë sintoni, një shpirt afeksioni, psai lidhja është shumë më e thellë mes Italisë dhe Shqipërisë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Jemi ndarë dhe nga eventet historike. Fatkeqësisht Shqipëria nuk u bekua nga zoti me të gjitha bukuritë që ka. Por në thelb jemi të njëjtët. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është thelbësore dhe është avokati ynë më i madh”.

Në fund kryeministri foli dhe për transformimin e rrënjësishëm që po pëson Tirana dhe Shqipëria.

“Më lejoni tju them se ju jeni një popull trajnerësh dhe kryeministrash. Ti shtohem kësaj populate trajnerësh dhe kryeministrash, nuk do ishte mjaft zgjuar nga ana ime. Edhe pse modestia nuk është virtyti im më i madh, që nga Italia ka gjtihnjë shumë për të mësuar”, tpërfundoi Rama.

 

Fraksion.com