Life StyleTë fundit

Zbulo nëse karakteri yt i fort ‘i tremb’ të tjerët

Nëse ke një personalitet të fortë, nuk është diçka kaq e mirë sa e mendojnë të gjithë. Disa do të urrejnë, disa do të jenë xhelozë dhe disa do të tremben për personalitetin tënd. Mos e ndrysho mënyrën se si je! Ji vetvetja në çdo moment, por përpiqu edhe të dallosh mënyrën se si karakteri yt ndikon tek personat rreth teje.

1.   Ji i vetëdijshëm për personat që lejon të bëhen pjesë e jetës tënde

Edhe pse nuk i ke të gjitha përgjigjet, apo nuk i di gjithë gjërat që do të doje të dije, i ke pak a shumë idetë të qarta se çfarë dëshiron në jetë. E di se si ta dallosh nëse një person është i ndershëm, apo jo. Mirëpo mos u nxito në largimin nga jeta jote të gjithë njerëzve, apo mos u trego i egër në këtë largim. Ki parasysh se njerëzit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

2.   I urren, i shmang bisedat paragjykuese dhe fjalët e tepërta

Bisedat që ngrihen mbi bazën e ofendimit të të tjerëve, janë ato që sigurojnë një mënyrë të mirë të kalimit të kohës mes shumë shqiptarëve, të njohur apo jo midis tyre. Nëse ke një personalitet të fortë, ti do e dish shumë mirë si t’i shmangësh biseda të tilla. Një gjë të tillë do ta bësh me mjaft finesë, duke e bërë edhe personin tjetër të kuptojë se është duke bërë gabim që po i mban të tjerët në gojë.

3.   Nuk e toleron aspak mungesën e ndjeshmërisë, të tolerancës, apo praninë e injorancës

Këto janë sjellje që nuk të pëlqejnë aspak dhe je kundër gjithë atyre që i propagandojnë në shoqëri. Je mjaft i qartë lidhur me mospranimin e sjelljeve të tilla dhe e shpreh hapur këtë gjë, shpesh duke i vënë të tjerët në siklet, pasi kështu mendon se ata do të reflektojnë dhe nuk do i praktikojnë më të tilla sjellje.

4.   Nuk ke frikë

Ke një dhunti të veçantë për të përballuar situatat stresuese dhe për të menaxhuar frikërat e tua. Jo të gjithë e kanë vetëdijen, apo aftësinë për t’i pranuar dhe për t’i kaluar frikërat e tyre. Përpiqu të mos i gjykoosh ata që nuk e kanë arritur një gjë të tillë. Mos i ushtro presion për të bërë edhe ata të njëjtën gjë si ty dhe për t’i përballuar frikërat e tyre.

5.   Nuk kërkon vëmendje apo vlerësime nga të tjerët

Çdo gjë që bën, e bën sepse të bën ty të lumtur. Ke përherë një objektiv personal, pa e menduar fare faktin se të tjerët e mendojnë si diçka të bukur apo jo atë që ti bën. Siguria dhe vendosmëria që tregon, i bën të tjerët të të vlerësojnë dhe të të respektojnë. Ndërkohë që shumica e njerëzve sillen në mënyrë mjaft false, ka akoma njerëz që ti u pëlqen dhe të vlerësojnë për personalitetin tënd të fortë dhe të pacënueshëm.

6.   E sheh mungesën e sigurisë si një mundësi

Çdokush ka momente pasigurie, por ti nuk i lejon momente të tilla të të pengojnë për të bërë gjërat që synon të bësh. E ke kuptuar se nuk mund të arrish dot çdo gjë që synon. Ke një dëshirë të pashpjegueshme për të bërë gjëra të reja dhe kjo dëshirë të jep ty fuqinë të rritesh, por mos i gjyko ata që nuk kanë arritur në një pikë të tillë në jetën e tyre. Përpiqu t’i mbështesësh dhe të mos i gjykosh.

 

Fraksion.com