AktualitetTë fundit

Rrezikuan të mbyten në Golem tre shqiptare të Maqedonisë së Veriut, dy janë në gjendje të rëndë

Policia jep detaje për tre turiste nga Maqedonia e Veriut që rrezikuan të mbyten sot në plazhin e Golemit. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në plazh, ato janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Sipas policisë, 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në njoftimin zyrtar policia citon se ‘pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’.

 

Fraksion.com