AktualitetOp-EdTë fundit

Kreu i Mjekësisë Ushtarake: Është momenti që shërbimi mjekësor të trajtohet si një emergjencë kombëtare

Flet drejtori i Inspektoriatit Shëndetësor Ushtarak kolonel dr. Elton Reso

 

Intervistoi Mimoza Golikja

Mjekësia është një shkencë humane me përmasa shumë të gjëra. Shërbimi Shëndetësor i Forcave të Armatosura plotëson detyrimet në mision të detyrave të mjekësisë ushtarake për mbështetjen mjekësore të efektivëve tëFA, familjeve të tyre, ushtarakëve në rezervë dhe pension si dhe detyrimet e tjera në kuadër të shërbimit shëndetësor civil dhe detyrimeve që lidhen me NATO-n. Shërbimi Shëndetësor i FA siguron ndihmën mjekësore bazë dhe të kualifikuar për efektivat e FA, siç e parashikon statusi i ushtarakut dhe ka aktivitet parandalues, diagnostikues, mjekuesdhe trajnues. Ky shërbim siguron mbështetje mjekësore të FA si dhe trajnon e përgatit personelin mjekësor ushtarak për parandalimin e sëmundjeve dhe epidemive, trajtimin dhe riaftësimin e forcave në kohë paqe, konflikti e krize. Në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor civil, ofron ndihmë mjekësore për popullatën në emergjenca, katastrofa e fatkeqësi.

Kolonel Elton Reso, intervistën doja ta nisja duke përmendur faktin se ju duke qënë  djali i themeluesit të gazetarisë shqiptare, drejtues i Degës dhe i Katedrës të Gazetarisë profesorit të nderuar, Zihni Reso, jeni diplomuar në mjekësi dhe keni një karrierë të spikatur në mjekësinë ushtarake. Çfarë ju nxiti që të bëheshit mjek, por dhe më tej, si u gjendët në mjekësinë ushtarake?

Në rradhë të parë përshëndetje dhe faleminderit  Shtypit Ushtarak për intervistën.

Ashtu siçdhe ju shprehët me pyetjen tuaj, babai im Prof. Zihni Reso, megjithëse historian në formimin e tij profesional, ka qenë iniciuesi, themeluesi dhe shefi fillimisht i degës dhe më vonë katedrës së gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës.

Jam rritur në një familje ku, sinqeriteti, komunikimi, bashkëbisedimi, kultura ishin pjesë e udhëtimit tonë, dhe megjithëse fëmijë i vetëm, prindërit e mi, por kryesisht babai nuk ndikonte në zgjedhjet e mia personale për jetën dhe zhvillimin tim profesional, por me qetësi e bashkëbisedim më linte të kuptoja që rrugët për të ardhmen ishin të shumta dhe zgjedhja që duhet të bëja duhej të më kënaqte mua fillimisht, pasi ishte e ardhmja ime. Pra kjo kulturë e tij më bëri që kur erdhi momenti i zgjedhjes, pas mbarimit të maturës, për profesionin tim, ndërmjet juridikut dhe mjekësisë të zgjidhja mjekësinë, pasi në vitin që mbarova maturën fakulteti i mjekësisë aplikoi për herë të parë konkursin për të hyrë (të cilin e fitova), ndërsa juridikun e fitova nëpërmjet mesatares, siç ishin rregullat në atë periudhë. Atë vit fakulteti i mjekësisë filloi për herë të parë me sistemin 6-vjeçar.

Me mjekësinë ushtarake dhe fillimisht me Spitalin Qëndror Ushtarak (1998, më vonë Spitali Ushtarak Qendror Universitar) më lidhi specialiteti im, të cilin unë e mora pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë. Pra ishte specialiteti që zgjodha që më lidhi me mjekësinë ushtarake dhe Forcat e Armatosura.

Kolonel sa e rëndësishme kaq qënë për ju të jesh nën dy uniforma, nëse mund ta quajmë kështu, bluzën e bardhë të mjekut  mbi atë të ushtarakut, por që të dyja në shërbim të jetës?

 Shumë e rëndësishme, por dhe shumë me përgjegjësi. Siç u shpreha më lart fillimisht fillova punë më 1998 në ish Spitalin Ushtarak Qendror Universitar. Aty gjeta, perjetova dhe punova me një personel mjekësor, mjek dhe infermier ushtarak dhe civil të mrekullueshëm, të përkushtuar dhe tepër të përgjegjshëm për jetën e çdo kujt që paraqitej për ndihmë në këtë institucion, pasi spitali ushtarak ishte dhe Qendra Kombëtare e Traumës ku trajtoheshin dhe shumë civilë. Përkushtimin ndaj jetës së ushtarakut, familjarëve të tyre dhe çdo personeli tjetër të forcave të Armatosura e mësova e ngulita mirë pikërisht nga kjo plejadë mjekësh ushtarakë të përsosur e talentuar me të cilët pata nderin të punoja. Spitali Ushtarak për mua nuk ishte vetëm institucioni mjekësor ku duhet të punoja dhe të rritesha profesionalisht, por mbi të gjitha më mësoi se me sa përgjegjësi ishte të mbaja dy uniforma atë ushtarake dhe mbi atë bluzën e bardhë të mjekut.

Doktor a keni pasur ju situata të vështira në karrierën tuaj të gjatë, si mjek dhe si ushtarak njëkohësisht? Cilat kanë qënë ato?

Po kam patur disa, si fillim duhet ta filloj me ngjarjen e 9 janarit 2004, ne Vlorë ku u mbyten një skaf me disa perosna dhe ne ateherë me tu dhënë lajmi nga një televizion shqiptar të cilin e kishte njoftuar një ndër personat që ishte në skafin që po fundosej nga koha e keqe dhe mbingarkesa, jemi mbeldhur me urgjencë ne Ministrinë e  Mbrojtjes dhe u nisem në drejtim të Vlorës. Anijet e Forcës Detare dhe mos gabpoj dhe anjet Gguardia di Financës po kërkonin në mes të erresirës në det për të gjetur të mbijetuar, ndërsa unë me perosnelin mjekësor ushtarak nga të gjitha Forcat e Armatosura me 8 autoambulanca prisnim në vendin ku ankoroheshin anijet për të ofruar ndihmën mjekësore për të mbijetuar, por për fat të keq ambulancat tona transportuan vetëm trupa të pajetë.

Po kështu do kujtoj ngjarjen e Gërdecit, ku me të dëgjuar njoftimin në TV kam dalë nga shtëpia dhe jam nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për të koordinuar në nivel të Drejtorisë së Shëndetëtsisë punën ndërmjet personelit mjekësor dhe ambulancave të Forcave të Armatosura (të cilat duhet ta cilësoj dhe theksoj qëkanë qenë të parët që kanë hyrë në vatrën e shpërthimit dhe me rrezikun me të madh, ku shpërthenin herë pas here mina të pashpërthyera) dhe ish Spitalit Ushtarak Qendror Universitar. Dhe të vimë tani së afërmi me tërmetin e ndodhur në Turqi në muajin shkurt 2023, ku kam drejtuar ekipet e kërkimit shpëtimit dhe ekipet mjekësore shqiptare për tu ardhur sado pak në ndihmë popullit mik turk.

Sa  efikas është shërbimi mjekësor ushtarak për Forcat e Armatosura, çfarë detyrash ka ai? Si është shërbimi mjekësor ushtarak, sot që po flasim në çfarë niveli?

 Shërbimi mjekesor ushtarak ka si mision të tij ruajtjen e shëndeti të efektivave në kohë paqe, krize, lufte si dhe të gjithë ushtarakëve në rezervë, pension dhe familjareve te tyre. Shërbimi shëndetëtsor ushtarak me kapacitet e veta merr pjesë në të gjitha emergjecat civile që shfaqen në vendin tonë, siçështë aktualisht pjesmarrja jonë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për t’u ardhur në ndihmë mjekësore popullatës civile gjatë ditëve të nxehta, ndërmjet hapjes së disa pikave mobile në zona të ndryshme të qyteteve të vendit.

Sot ky shërbim nuk është në ditën e tij më të mirë, megjithëse kryen 100% të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes, pasi ende ka mungesa në kapacitete mjekësore dhe personel. Nga SHPFA dhe Ministria e Mbrojtjes po punohet dita ditës për eleminimin e këtyre mangësive. Këtu vlen të përmend iniciativën direkte të Ministrit të Mbrojtjes dhe SHSHPFA për hapjen dhe funksionimin e një laboratori modern biokimik dhe bakterologjik si dhe të katër kabineteve dentare moderne pranë Njësisë Mjekësore Ushtarake, të cilat do të jenë në shërbim të efektivëve të FA, familjarëve të tyre, ushtarakëve në rezervë, pension, si dhe familjeve të tyre. Ambjentet e laboratorit dhe ambjentet ku do të vendosen kabinetet dentare janë në fazën përfundimtare të rikonstruksionit, si dhe nga Ministria e Mbrojtjes janë zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit për pajisjet laboratorike dhe kabinetet dentare.

Si sigurohet mbështetja mjekësore për FA, ku konsiston roli juaj?

Mbështetja mjekësore për efektivët e FA sigurohet nëpërmjet qendrave shëndetësore Rol 1 që kemi në të gjitha repartet dhe njësitë e Forcave të Armatosura si dhe nëpërmjet mbështetjes mjekësore më të specializuar që kryhet nga Njesia Mjekësore Ushtarake e integruar me Spitalin Universitar të Traumës.

Si është e integruar trupa e shërbimit mjekësor ushtarak, sa është numri i stafit tuaj, sa i përgjigjet ai sfidave?

Siç e theksova dhe më sipër, mëgjithëse me një staf mjekësor jo të plotësuar në personel dhe me vështirësi të tjera, deri më sot, Shërbimi Shëndetësor i FA i ka realizuar 100% të gjitha detyrat e ngarkuara.

Çfarë marrëdhëniesh ka mjekësia ushtarake me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale?

Me Mnistrinë e Shëndetëtsisë kemi marrëdhënie shumë korrekte dhe pozitive, siç është aktualisht dhe koordnimi dhe bashkëpunimi për ardhjen në ndihmë popullatës gjatë ditëve të nxehta, ku kemi vënë në dispozicion edhe kapacitet tona. Por kjo ështëedhe për faktin kryesor që Shërbimi Shëndetësor i FA, ndjek dhe zbaton të gjitha rekomandimet, urdhrat dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjne e shëndetit të efektiveve të saj si dhe të gjithë personelit që përfion nga statusi i ushtarakut. Këtu nuk mund të lë pa përmendur punën kolosale që kreu shërbimi shëndetësor ushtarak gjatë ditëve të pandemise ndaj Covid 19, duke testuar, trajtuar dhe përballuar jo vetëm personelin ushtarak por edhe popullatën civile, si dhe vaksinimi i popullatës së Tiranës në sheshin Skenderbej që u krye pothuajse në masen 90% nga personeli mjekësor i Forcave të Armatosura.

Si koordinoheni?

Koordinimi me MSH kryhet nëpërmjet drjtorisë së Inspektoratit Shëndetëtsor në SHPFA dhe strukturave të tjera në MM.

Po shërbimi i urgjencës si funksionon?

Shërbimi i urgjencës mjekësore për efektivët e FA, kur kanë probleme të cilat nuk mund të zgjidhen nga qendrat shëndetësore të reparteve dërgohen në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës ose në Qendrën Spitalore Universitare “NënëTereza” në varësi të sëmundshmrisë që mund të shfaqin, këtu flasim për repartet që gjenden në Tiranë, ndërsa në spitalet e rretheve për repartet jashtë Tiranës.

Duke u kthyer tek ish Spitali Ushtarak, sot Spitali i Traumës. Çfarë mendimi keni ju për këtë organizim të mjekësisë ushtarake prej një dekade tashmë, nisur edhe nga eksperienca dhe karriera juaj  e gjatë  si mjek ushtarak? 

Spitali Ushtarak Qendror Universitar mund të them me bindje të plotë që ishte krenaria e Forcave të Armatosura. Krenari jo thjesht në kuptimin se jam unë mjek ushtarak, por krenari kur të gjithë njerëzit flisnin dhe flasin edhe sot e kësaj dite,“po shkoj të trajtohem në Spitalin Ushtarak, po shkoj të bëj analizat në Spitalin ushtarak, po shkoj të shtrohem nëSpitalin ushtarak se atje ka mjekë dhe perkudjesje mjekesore me te mire”. Pra po them ato që vetë populli fliste dhe flet edhe aktualisht për këtë spital dhe për mjekësinë ushtarake. Edhe sot po të pyesësh njerëezit të gjithë e njohin ‘Spitali Ushtarak’ dhe jo ‘Spitali Universitar i Traumës’. Ky fakt për mua thjesht tregon emrin e mirë që ka lënë ky institucion mjekësor jo vetëm për efektivët e FA por dhe popullatën civile në vendin tonë.

Dhe konkretisht tani për pyetjen tuaj, nisur nga eksperianca e deritanishme e funskionimit të integruar të Spitalit Universitar të Traumës, mendimi im si specialist mjekësor është që nuk ka sjellë risi përsa i takon diagostikimit, trajtimit dhe kurimit mjekësor të efektivëve të Forcave të Armatosura.

Jam i mendimit dhe gjykimit që Forcat e Armatosura duhet të kenë një institucion mjekësor terciar të tyre për diagnostikim, trajtim, dhe kurimin e efektivëve të FA si dhe gjithë personelit që perfshin statusi i ushtarakut.

Nga sa po më thoni, a mund të rikthehet edhe njëherë Spitali Ushtarak?

Besoj dhe shpresoj që mund t’i ofrojmë ushtarakëve, familjarëve të tyre, ushtarakëve në rezervë, pension, familjarëve të tyre i dhe gjithë personelit të insnstitucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, një institucion mjekësor terciar ushtarak.

Shpesh kemi dëgjuar për Spitalin Fushor Ballkanik,  çfarë është ai?

Spitali fushor ballkanik, është një iniciativë e filluar që në vitin 2009, në kuadër të Kartës së A-5. Ky spital është i ndërtuar bazuar në kapacietet mjekësore dhe personel që kanë shtetet antare të Kartës së A-5. Misioni i tij  është ndërhyje dhe ndihma mjekësore në një nga shtetet e ballknait ku ka nevojë në rast emergjencash civile. Për shembull këtu mund të përmend që ky spital ishte i gatshëm për të funksionuar dhe në tërmetin që ndodhi në Turqi, në rast se do të kërkohej nga pala turke. Aktualisht ky spital përbëhet nga vende si  Shqipëria, Sllovenia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Cilat janë Burrimet Njerëzore të Shërbimit Mjekësor Ushtarak, si i rekrutoni ju mjekët? Ku studiojnë ata? Si është raporti i mjekëve që vijnë nga universitete të mjekësisë ushtarake me ato civile, a përbën një dallim?

 Shërbimi Shëndetësor i FA ka një staf mjekësor të përkushtuar dhe të përgatitur. Është një ekip që e ka me pasion profesionin që ka zgjedhur dhe e do punën që bën. Kjo është shumë e rëndësishme në profesionin e mjekut, përveç njohurive aftësive të tua si mjek, apo dhe eksperiencës përkushtimi dhe humanizmi që të karakterizojnë janë tipare thelbësore, për tju gjendur pranë njerëzve dhe jo vetëm për të bërë detyrën.Burrimet Njerëzore të Shërbimit Mjekësor Ushtarak, dhe rekrutimi i tyre  është i njëjtë me atë qëbëhet edhe për personelin tjetër ushtarak në FA, por sigurisht me kriteret dhe specifikën e vet që ka profesioni i shëndetësisë. Ne i kemi mjekët tanë të diplomuar nga Universiteti Mjekësor i Tiranës, pra që kanëstudiuar në vend, por edhe mjekë që kanë studiuar në Universitet e MjekësisëUshtarake, si nëTurqi, Greqi, Itali. Mjekët tanë gjithashtu janë të  specializuar në fusha të ndryshme sipas nevojave të FA brenda dhe jashtë vendit dhe ajo që bën dallimin është përkushtimi i tyre, gjë e cila nuk ju mungon.

Si është niveli i stafit, specializimi, nivelet e studimit, apo kërkimi shkencor. Sa interes përbën kjo për stafin tuaj? Si është bashkëpunimi rajonal apo me vende të tjera të Aleancës? Çfarë marrëveshjesh ka mjekësia jonë ushtarake?

 Profesioni ynë të kërkon të jesh i përditësuar me të rejat e shkencës të fushës së mjekësisë, prandaj është e domosdoshme nga i gjithë stafi që ta përafojnë  dhe ta përvetësojnë atë. Pra është në interes të gjithë secilit si individ por dhe të punës në grup, si ekip, që të jemi të përditësuar me të rejat e studimeve të ndryshme, të cilat përbëjnë interes për ne.  Siç e thashë dhe më parë personeli ynë ndjek specializimet sipas nevojave që ka FA  dhe  merr pjesë në trainime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, sipas programeve dhe projekteve që ne kemi.

Shërbimi ynë mjekësor i FA ka bashkëpunim rajonal si dhe më gjerë me vende anëtare të NATO-s në mënyrë të vazhdueshme. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe sipas programeve por edhe në rast nevoje apo emergjencash. Marrëvedhëniet tona jasnë korrekte, marrim pjesë në simpoziume dhe kongrese që organizohen.  Përfaqësimi i mjekësisë ushtarake  shqiptare është dinjitoz.

Po lidhur me misionet ushtarake dhe ato paqeruajtëse të FA,  sa e përfshirë është mjekësia ushtarake? A jeni ju pjesëmarrës në çdo kontigjent?

Sigurisht! Pjesëmarrja jonëështë në çdo kontigjent  të FA, kudo, në çdo mision. Stafi ynëështë i trainuar, ashtu si i çdo efektiv tjetër, pjesë e kontigjentit si në misione e paqes, por edhe në Afganistan, Irak, aktualisht në Letoni dhe në Kosovë.

Para disa muajsh, e gjithë bota mbajti frymën për atë që ndodhi në vendin mik Turqinë, lidhur me tërmetin. Përgjigja e menjëherëshme dhe shembulli i  FA shqiptare dhe e stafit tuaj mjekësor për të dhënë ndihmën në nxjerrjen e trupave nga rrënojat, ishte  mbresëlënës dhe jo vetëm. Si ishte eksperienca juaj në Turqi?

 Vendi ynëShqipëria dhe Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.Ishim pjesë e Misionit  tëndihms nga FA dhe AKKMC, në përbërje të të cilit ne ishim rreth 73 efektiv, personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, efektiv mbështetës si dhe 7 mjete dhe u vendosëm në Malatya, Turqi. Unë isha njëkohësisht edhe komandanti i efektivëve të misionit të Forcave të Armatosura  dhe personelit në ndihmë të popullit turk, ku ekipi shqiptar punoi fort  për të shpëtuar njerëz nga rrënojat. Kemi përjetuar emocione të fuqishme në atë mision të cilat ishin të shumta, psh i tillë ishte  shpëtimi nga rrënojat i një fëmijë 4-vjeçar, kur ekipi shqiptar ndërhyri menjëherësapo dëgjoi zërin e të miturit, por dhe nëpërmjet çadrës mjekësore Rol 1 të hapur në Malatya, në kampingun tonëku u kemi ofruar mbështetje dhe ndihmë mjekësore rreth 350 pacientëve turq.

Por përveç këtyre rasteve, kemi parë situata tepër dëshpëruese, që me mbërritjen tonënë Malatya qytet me shumë ndërtesa të shkatërruara por dhe me shumë jetë të humbura. Operacioni ynëkonsistonte në kërkim-shpëtimin. Ekip i FA-sëkishte në përbërje të tij efektivë të specializuar në kërkim-shpëtimin, për nxjerrjen e njerzver nga rrënojat.

Për kontributin e ofruar nga Qeveria Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vendi dhe ekipi jonë u dekoruan dhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë.

Kolonel, lidhur me situatën që po kalon vendi përsa i përket fushës së mjekësisë, Burimeve Njerëzore, a mund të themi se jemi në një emergjencë, dhe siguria e jetës, e shëndetit, po cënon sigurinë kombëtare?

 Këndvështrim i saktë nga ana juaj dhe më pëlqen qasja  se si e shtroni ju pyetjen. Them se po! Siguria e jetës, e shëndetit për një vend sigurisht qëështë pjesë e sigurisë kombëtare  dhe duhet trajtuar si e tillë. Nëse siguria e jetës, e shëndetit të qytetarëve të vet, një vendi, apo dhe një qeverie “i rëshket nga duart’, nëse mund ta shprehim kështu, patjetër që cënohet siguria e kombëtare. Mjafton të kujtojmë këtu vetëm ditët e pandemisë të Covid 19 dhe ta lidhësh këtë me mungesën e stafit mjekësor, gjë që fatmirësisht ne nuk u kërcënuam nga një mungesë e tillë.

Mendoj se nuk jemi momentalisht në në një emergjencë, por ama jemi në prag të një emergjence për sa i përket shërbimit mjekësor në rang vendi. Është momenti që shërbimi mjekësor të trajtohet si një emergjencë kombëtare.

Duke qënë se ju jeni edhe pedagog në Univestitetin e Mjekësisë, do ishte me interes mendimi juaj sidomos për mjekët e rinj, të cilët sapo mbarojnë studimet kërkojnë të largohen. Ndërkohë  ligjji i ri i miratuar së fundmi nga qeveria i detyron ata të japin kontributin e tyre për disa vite në Shqipëri. Cili do të ishte komenti juaj?

 Është një vendim i drejtë, sepse kjo lidhet me atë që shpreha në përgjigjen e pyetjes tuaj pak më parë. Është një fushë  po aq e rëndësishme, sa siguria dhe mbrojtja përshembull. Dhe për aq sa  unë mendoj se mungesa e mjekëve mund të cënojë sigurinë e  shëndetit të popullsisë së një vendi, qeveria duhet të marrë masat e saj. Kjo është ajo që po bën qeveria shqiptare, por kjo është edhe ajo që po bëjnë vendet e tjera në Europë e më gjerë teksa tërheqin Burrimet tona  të kësaj fushe.

Mendoj gjithashtu se është detyrë sa  morale dhe humane që një mjek t’i shërbejë vendit të tij. Ai gjithashtu ka nevojë personale t’i shërbejë vendit të tij, eksperiencës së tij në hapat e mëtejshëm. Sigurisht që sistemi mjekësor nga ana tjetër është një fushë që ka nevojë për shumë përmirësime, por mos harrojmë që janë bërë hapa të fuqishme në këtë sistem si nëinvestimet nëinfrastukturë dhe pajisje, por gjithashtu edhe në sistemin e pagave./Ushtria

 

Fraksion.com