Cërrik: Ra në kontakt me rrymën elektrike në dush, ndërron jetë 32-vjeçarja
Mësohet se rreth orës 20:40 gjatë kohës që viktima ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com