AktualitetBota+Të fundit

Armët e teknologjisë së lartë, Silicon Valley rikthehet në lojë

Nga Loreta Napoleoni

Lufta në Ukrainë i ka dhënë një shtysë të re industrisë private të armëve “inteligjente”, një sektor i drejtuar nga kompani të teknologjisë së lartë, pothuajse të gjitha në Silicon Valley. Të parët që vunë re ishin investitorët e mëdhenj privatë. Nga viti 2019 deri në vitin 2022, flukset e kapitalit sipërmarrës në këtë sektor u dyfishuan, nga 16 miliardë dollarë në 33 miliardë dollarë.

Megjithatë, një mori biznesesh të reja në Silicon Valley të specializuar në luftën teknologjike nuk kanë filluar ende të përdorin lirisht buxhetin stratosferik të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA: 886 miliardë dollarë në vit, përfituesit kryesorë të të cilave mbeten kompanitë historike si Lockheed Martin dhe Boeing.

Arsyeja është e qartë: sistemi i prokurimit ushtarak amerikan është i vjetëruar dhe duhet modernizuar. Mesatarisht, një firme i duhen dy vjet për t’u futur në listën e ngushtë të Pentagonit, të kompanive private me një propozim shitjeje.

Aq sa, për të përshpejtuar procesin, administrata Biden ka krijuar komitete të shkencëtarëve, sipërmarrësve, personelit ushtarak dhe burokratëve të specializuar në teknologjinë ushtarake.

Armët janë padyshim një nga sektorët që po ndryshon rrënjësisht për shkak të teknologjisë së lartë, ndërkohë që inteligjenca artificiale po riformulon vazhdimisht përdorimin e tyre.

Kinezët janë të vetëdijshëm për këtë prej disa kohësh dhe në fakt prej vitesh Pekini ka qenë në ballë të procesit të modernizimit të arsenalit të vet të luftës, falë edhe një sistemi prokurimi shumë më efikas dhe më pak burokratik se ai amerikan.

Tani lufta në Ukrainë i ka ofruar Shteteve të Bashkuara një mundësi për të filluar rikthimin e tyre, një përpjekje dhe një kosto që përpara pushtimit rus, opinioni publik vështirë se do ta kishte pranuar kollaj. / il venerdi

 

Fraksion.com