AktualitetPolitikëTë fundit

”La Stampa”, Edi Rama: Meloni është një mike dhe aspak një rrezik fashist!

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median italiane “La Stampa” tha se u prononcua mbi vizitën e homologes italiane Giorgia Meloni në bregdetin e Vlorës.

“Gjorgja është e mahnitshme. Mund të themi se mes nesh ka lindur një miqësi. Por mbi të gjitha ajo është një politikane konkrete, dhe aspak një rrezik fashist”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Pushimet katër ditore të kryeministres Meloni në Shqipëri përfunduan me përqafime të forta me kryeministrin Edi Rama, që e priti kryeministren e Italisë në vilën qeveritare.

Së bashku me familjen, kryeministrja kishte mbërritur të hënën në Vlorë, e pritur nga homologu i saj Edi Rama, i cili e kishte ftuar ditë më parë të shkonte në bregdetin shqiptar dhe ta priste atë në rezidencën qeveritare në Dhërmi, rreth dyzet kilometra më në jug.

Meloni vizitoi Shqipërinë me traget linje, së bashku me partnerin Andrea Giambruno, motrën e saj Ariana si dhe vajzën e saj Ginevra.

 

Fraksion.com