AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasada e SHBA në Tiranë pret të ngarkuarin e ri me punë, David Wisner: Nder që të shërbej në Shqipëri

Mbërrin në Tiranë i ngarkuari i ri me punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner.

Ambasada shkruan se Wisner erdhi ditën e sotme i shoqëruar nga familja e tij në vend. Wisner u shpreh se për të është një ndër që të shërbejë në Shqipëri, duke shtuar se pret me kënaqësi që të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së:

Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij. ëisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj të jashtëzakonshme. Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com