AktualitetPolitikëTë fundit

Yuri Kim takim me David Wisner ambasadorin e ri të SHBA-së në Tiranë

I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmëssekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndihmëssekretarja në Detyrë e uroi Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.

Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

 

Fraksion.com