Rektori i Mjekësisë në ‘detyrim paraqitje’ mes zyrtarëve të akuzuar nga SPAK
Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata i është caktuar masa detyrim paraqitjeje nga SPAK lidhur me hetimin e koncensionit të sterilizimit.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata i është caktuar masa detyrim paraqitjeje nga SPAK lidhur me hetimin e koncensionit të sterilizimit.
Teksa nuk dihen ende detaje nga dosja hetimore dhe lidhja e shefit të kirurgjisë me këtë koncension, ditën e sotme u raportua se SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme sigurie, dy me masën ‘arrest me burg’ për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ si dhe për 4 të tjerë, përfshirë dhe Gjatën u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
Çështja e koncensionit të sterilizimit është prej 3 vitesh nën hetim nga SPAK, dhe pikërisht për këtë rast është marrë në pyetje disa herë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Fraksion.com