“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, Rama ndan foto nga çaste të pushimeve
Kryeministri Edi Rama falënderoi sot kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, e cila kaloi disa ditë pushime në vendin tonë.
“Motra e Shqipërisë. Vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder”, shkroi kryeministri Edi Rama në italisht.
Rama ndau edhe foto nga çaste të pushimeve që kryeministrja Meloni kaloi në Vlorë.
Kryeministrja e Italisë mbërriti tri ditë më parë (14 gusht 2023) në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Puglia, në një fermë pranë Ceglie Messapica dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili deklaroi për mediet italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri.
Vizita e Melonit në Vlorë erdhi në një moment kur mediet italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri.