AktualitetTë fundit

Ekstazi me logo ‘Louis Vuitton’, furnizonte lokalet në Tiranë, 5 të arrestuar mes tyre një vajzë

Pesë persona kanë rënë në pranga një natë më parë (14 gusht 2023), pasi shpërndanin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se  mes 5 personave të arrestuar pasi u kapën me 10 mijë doza ekstazi është dhe një vajzë. Konkretisht pas hekurave ranë; Mithat Ramadani; Besnik Mujeci; Kalem Picari; Ambra Myftari si dhe Daniel Avdija.

Nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Raportohet se grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, ish-Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë. Siç shihet nga fotot, ekstazitë ishin me logo të firmës së njohur të Louis Vuitton.

foto galeri

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com