AktualitetTë fundit

Krujë, sekuestrohen 11 kg kanabis, arrestohen 2 shtetas

Policia e Krujës ka finalizuar  operacionin policor të koduar “Kroi i Madh”, për goditjen e veprimtarive kriminale të përsëritura në fushën e narkotikëve.

Si rezultat janë sekuestruar rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

Gjithashtu janë vënë në pranga 2 shtetas (babë e bir), pasi kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në këtë fshat.

2 shtetasit e arrestuar janë të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në fshatin Kroi i Madh.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara për 2 shtetas që prodhonin lëndë narkotike kanabis, në banesën e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kroi i Madh”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. K., 43 vjeç dhe B. K., 22 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Kroi i Madh, Krujë.

Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për përpunimin (tharjen) e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, gjatë 3 javëve të fundit, në fshatin Kroi i Madh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Fraksion.com