Ka ikur nga shtëpia prej 5 ditësh, 18-vjeçarja në Fier shpallet e humbur
Një 18-vjeçare në Fier është shpallur e humbur prej 5 ditësh.
Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Fier e ka bërë mamaja e saj, 39-vjeçarja R. H.
Sipas saj, e reja më datë 9 të këtij muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Sipas policisë po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.
Fraksion.com