AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Vjedhja e shekullit me djegësin e Tiranës, nuk është gabim, por krim

Kryetari i grupimit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në një deklaratë për mediet se Berisha, “vjedhja e shekullit me djegësin e Tiranës, nuk është gabim, por krim”

“Erion Veliaj, pasi u fsheh disa ditë në malin e shpifjeve që ngriti me gjobëvënësit e tij për Malin e Tiranës, në intervistën televizive te Bolino për vjedhjen e shekullit, deklaroi se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat. Nëse në këtë proces, dikush ka bërë gabime, theksoi Veliaj, të mbajë përgjegjësi një për një. Por, di të them se, Bashkia e Tiranës është treguar korrekte. Jemi një nga bashkitë kliente.
Meqë jemi të vjedhja e shekullit, mund të them se ky është mashtrimi i shekullit apo shakaja e shekullit”, tha Berisha.

“Javën e kaluar, unë ju njoftova se Erion Veliaj dhe SKAP-i i partisë, duan ta paraqesin Erion Veliajn si viktimë të ustallarëve në letra, Zoto dhe Mërtiri.
Ndaj sot nuk do ndalem në këtë aspekt të deklaratës së tij, por vetëm më pohimin e tij se nëse dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi një për një”, theksoi ai.

“Sipas Erion Veliajt, vjedhja e shekullit nuk është krim, por vetëm gabim. Me këtë rast, i them Erion Veliajt, se përgjegjësi numër një për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vepra penale dhe krime të rënda.
Ndaj prokuroria speciale që po heton zemërthyer vjedhjen e shekullit prej 3 vitesh, ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh. Nuk është gabim, por vetëm krim i Erion Veliajt kalimi me firmën e tij në praktikën me djegien, që është dy herë më e kushtueshme sipas KLSH”, nënvizoi Berisha.

“Nuk është gabim, por është krim i Erion Veliajt, zëvendësimi i procedurës së djegësit të Elbasanit dhe Fierit me tender publik, në procedurën me dhënien me koncesion apo PPP, e cila për 30 vite do i paguajë koncesonarit, dmth Erion Veliajt, rreth 1 miliard euro. Nuk është gabim, por vjedhje e krim i Erion Veliajt dhe askujt tjetër, detyrimi antiligjor i bizneseve që pas vitit 2016, që çdo kuintal dhe apo inerte, ta depozitojnë vetëm në Sharrë, dhe vetëm e vetëm që kompania e djegësit të Veliajt të merrte 450 milionë euro nga këto biznese. Nuk janë gabime, por vepra penale të gjitha firmat e vendosura për djegësin e Tiranës, sepse ai është fakti penal më i tmerrshëm për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetajn, pavarësisht se ai e kishte kundërshtuar këtë procedurë 5 herë. Së fundmi, ai firmosi vetëm pasi ti me firmën tënde dhe vulën e bashkisë, mashtrove për leverdesshmërinë e djegësit”, tha Berisha.

“Nuk është gabim, por vetëm krim insistimi yt kundër Ministrisë së Financave për leverdesshmërinë e projektit, edhe pse sipas KLSh është dyfishuar barra për taksapaguesit.
Nuk është gabim, por krim dhe vetëm krim kur ti Erion insistove për dhënien e 8 pikëve bonus për kompaninë tënde fantazmë, që nuk regjistronte në asnjë regjistër të shtetit shqiptar. Nuk është gabim, por është krim kundër Kushtetutës firmosja në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur ai këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë për këtë çështje. Nuk është gabim, por shkelje e rëndë e ligjit dhe Kushtetutës kur firmos në emër të Këshillit Bashkiak të pambledhur ndonjëherë. Akti yt është i njëllojtë sikur Edi Rama të firmosë në emër të Lindës së parlamentit. Nuk është gabim, por është krim i rëndë të fshehësh gabimet e tua me Alberto Presecin dhe Flavio Tosin, që kanë ardhur te ti me çarter, sepse e dinin se ti ishte pronari i vërtetë”, shtoi Berisha.

 

Fraksion.com