AktualitetPolitikëTë fundit

“Basha mjeran që e përdorin Rama-Balla, ia japin me qira edhe Veliajt”, Berisha: Është peng i shpifur

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat dhe për grupin parlamentar dhe nëse krijimi i një të riu do të thotë njohje e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Berisha tha se Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë.

Ju keni deklaruar se PD, pjesa që ju drejtoni e rithemelimit do të ketë grupin e saj parlamentar në parlament, kjo do të thotë që ju njihni Bashën si kryetar PD-je dhe do të vendosni një tjetër grup parlamentar krahas atij zyrtar të PD-së në parlament?

Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqiptarë, të tillë e njeh dhe opinioni publik shqiptar. Në qoftë se ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Edi Rama të garantoj se gabohet çdo njeri që mendon në këtë mënyrë. Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama-Balla, Balla-Rama dhe që ndonjëherë ia japin me qira dhe Erion Veliajt.

 

Fraksion.com