Vuçiç reagon ashpër për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut: Skandal! Promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vizitës në Tetovë të kryeministrit Albin Kurti.
Vuçiç është shprehur se gjatë vizitës Kurti “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.
“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saj dhe Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, -tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.
Fraksion.com