Life StyleTë fundit

Po mendoni të bëni botoks? Britney Spears do t’ju ndryshojë mendjen

Botoksi në ditët e sotme është bërë një trajtim i zakonshëm kryesisht tek njerëzit e famshëm. Por shpesh ka patur raste edhe që janë penduar për ndërhyrjet në fizikun e tyre.

Kjo ka ndodhur me këngëtaren Britney Spears e cila përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka folur për ndërhyrjet që ka bërë vitet e fundit.

Ajo u shpreh se kurrë në jetën e saj nuk do t’i nënshtrohet më procedurave të ngjashme estetike dhe tani ka vendosur të vazhdojë me një trajtim kozmetik alternativ. Me një pjesë të fytyrës së saj të mbuluar me silikon, ajo filloi të flasë për përvojat e këqija dhe efektet anësore të botoksit.

Britney tregoi për ndjekësit se ka bërë botoks në të kaluarën, por me rezultate katastrofike. “M’u fry balli dhe më ranë qepallat, deri në atë pikë sa kisha frikë të dilja jashtë derisa efektet anësore të zhdukeshin”, tha ajo, ndërsa tregon se në disa raste dukej sikur e kishin rrahur.

Ndaj nëse keni vendosur që së shpejti të bëni një procedurë të tillë, është mirë ta mendoni edhe një herë për të mos e pësuar si Britney Spears.

 

Fraksion.com