AktualitetTë fundit

Merr flakë një makinë në autostradën Vlorë-Fier, dyshimet e para

Një automjet  tip ‘Foristrad’ përfshire nga flakët në ecje, në autostradën Vlorë-Fier.

Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, nëse ka qenë i qëllimshëm apo kemi të bëjmë me një defekt teknik, ndërsa mësohet se automjeti është djegur plotësisht.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe për pasojë autostrada është bllokuar për disa minuta.

Po ashtu ende nuk bëhet e ditur gjendja e shoferit apo pasagjerëve.

 

Fraksion.com