Meloni të hënën në Vlorë, me pushime!
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën.
Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.
Shqipëria këtë vit ka qenë në faqe të parë të gazetave italiane, për shkak të italianëve që e kanë pasur destinacionin kryesor të pushimeve vendin tonë.
Sipas shifrave janë 500 mijë italianë që kanë vizituar Shqipërinë këtë verë.
Fraksion.com