AktualitetLife StyleTë fundit

“Më pagoi 2 mijë euro”, zbardhet dëshmia e vlonjatit që dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt, kush është këngëtari që fshihet pas ngjarjes

Personi që shihni në foto është i riu që akuzohet për zjarrvënie të Ferrarit, makinës luksoze të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy.

I riu quhet Siar Konti. Foto tregon momentin teksa shkonte drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar. Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë  është zbardhur dëshmia  e autorit të zjarrvënies së makinës luksoze të Noizyt pak ditë më parë.

Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër. Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë. Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

Kohë më parë, konflikti ka degjeneruar në forma përplasjesh, si fizike po ashtu dhe në rrjete sociale ku nga të dy palët u fol për një moment paqeje dhe mbyllje të problemeve, por nëse vërtetohet përplasja, tregon për një rihapje të konfliktit.

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com