‘Zhurm, zhurm, shumë zhurmë’, Rama publikon foton duke bërë shqiponjën me Noizy-n në miqësoren Partizani-Roma
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afer miqësoren mes Partizanit dhe Romës, në stadiumin “Air Albania”. Ishte vetë kreu i qeverisë që postoi këtë foto, ku shfaqet krah reperit Noizy duke bërë shqiponjën.
“Zhurm, zhurm, shum, shum, zhurm”, shkruan Rama krah fotos.
Noizy performoi në stadium përpara nisjes së takimit.
Më shumë se 18 mijë tifozë mbushën shkallët e “Air Albania”, nga shumë shtete të ndryshme, për të ndjekur nga afër këtë miqësore luksi.
Fraksion.com