AktualitetTë fundit

Shqipëria nis trupa shtesë në Kosovë, Peleshi: Konfirmojmë rolin tonë në KFOR si eksportues të paqes

Një tjetër kontingjent i Forcave të Armatosura i është bashkuar misionit të KFOR-it, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Niko Pelleshi.

“Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR-it për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale.’, tha Peleshi.

 

Fraksion.com