AktualitetBota+Të fundit

Rusia thotë se do të hakmerret për sulmin ukrainas ndaj urës në Krime

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të shtunën se frenoi një sulm të Ukrainës me raketa ndaj Urës së Kremesë, duke e quajtur atë një “sulm terrorist” dhe duke premtuar veprime hakmarrëse.

Forcat ukrainase sulmuan me raketa S-200 dhe dronë Urën e Krimesë dhe disa objektiva të tjerë të shtunën në Gadishullin e Krimesë, por nuk pati viktima apo dëme materiale, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse dhe gjashtë të tjerë u neutralizuan në mënyrë elektronike, tha ministria në një postim në Telegram.

Ura 19 kilometra e gjatë që lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë ka qenë objektiv i disa sulmeve të forcave ukrainase që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Zyrtarët e Kievit as nuk e konfirmuan dhe as e mohuan përfshirjen e Ukrainës në sulme. Guvernatori i emëruar nga Moska i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, tha se mbrojtja ajrore ruse kishte parandaluar gjithashtu një sulm atje duke rrëzuar dy raketa ukrainase. Ura nuk u dëmtua, tha ai, megjithëse trafiku u pezullua për pak kohë.

Ura që lidh Krimenë dhe Rusinë ka një rëndësi të madhe për Moskën, si nga ana logjistike ashtu edhe psikologjike, si një arterie kyçe për furnizimet ushtarake dhe civile dhe si një shenjë e kontrollit nga Kremlini mbi gadishullin që e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

 

Fraksion.com